Vendosni fjalën kyçe....

Mbushën malin në  Llogora me mbetje, Balla nxjerr pamjet: U proceduan tre administratorë biznesesh


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet nga Mali në Llogora ku shihen masivë me mbetje të hedhura.

Balla e quan hedhjen e mbeturinave një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit.

Në pamjet e shpërndara shihen masivët me mbeturina të hedhura në ambient.

Gjithashtu Balla njofton se janë proceduar penalisht tre persona, administratorë të njësive tregtare për mbeturinat e hedhura.

Policia e Shtetit po kryen detyrat e veta për ta mbrojtur mjedisin. Hedhja e mbetjeve si në videon më poshtë në Parkun e Llogarasë është një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit. Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona, administratorë të njësive tregtare të zonë. Ju lutem na ndihmoni t’i denoncojmë këto raste dhe t’i tregojmë shkelësve se penalitetet janë të rënda”-shkruan Balla.