Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vodhi para në banesën e tij, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë


Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Tiranë pasi dyshohet se vodhi në banesën e tij paratë e familjes.

Policia ka sekuestruar 104 000 lekë të rinj, të cilat ky shtetas i kishte vjedhur një ditë më parë, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 45-vjeçar, se në banesën e tij i kishin vjedhur një shumë parash, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “House”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit R. U., 18 vjeç banues në Vaqarr, Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, në fshatin Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij. Ditën e djeshme, dyshohet se ai ka vjedhur 104 000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.