Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu fiton ndaj Erzenit, Laçi barazon me Dinamon


Skënderbeu arriti të fitonte pastër në sfidën ndaj Erzenit në transfertë me rezultatin 0-3.

Golat u shënuan nga Ahanonu (3’) dhe Nikaj (7’, 76’). Me këtë fitore Skënderbeu ndodhet në vendin e 6 të renditjes. Ndërsa Erzeni në vendin e 9.

Në sfidën tjetër Laçi dhe Dinamo ndanë nga një pikë. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1.

Goli për Dinamon u shënua nga Denisson Silva në minutën e 30’ ndërsa Qato barazoi për Laçin në minutën e 72’.

Më një pikë të marrë Dinamo qëndron në vendin e pestë ndërsa Laçi në vendin e 7.