Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohet me sende të forta drejtuesi i një portali në Tiranë


Drejtuesi i një portali në Tiranë është dhunuar me sende të forta.

Shtetasi Gj.Z është dhunuar në rrugën “Bardhok Biba” në kryeqytet nga persona ende të paidentifikuar sipas policisë.

Sipas policisë administratori i portalit po merr ndihmën mjekësore.

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”-njofton policia.