Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria medalje ari në Evropianin e Mundjes


Mundësi Islam Dudaev, që përfaqëson Shqipërinë ka marrë medalje ari në Evropianin e Mundjes që po zhvillohet në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Dudaev ka mundur në finale mundëin rus Gadzhimurad Rashidov në stilin e lire deri në 65 kg. Ditën e nesërme, mundësi tjetër i natyralizuar që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov, do ndeshet e mund të sjellë tjetër medalje.

Ditën e djeshme dy peshëngritësit shqiptarë Erkand Qerimaj e Kristi Ramadani morën tre medalje argjendi në Evropianin që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.