Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet për NATO-n dhe intervistën e Putin për sulmin ndaj Ukrainës: Do të hapej Kutia e Pandorës, kemi shumë harta në rajon


Kryeministri Edi Rama iu përgjigj gjatë konferencës për shtyp me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken edhe presidentit rus, Vladimir Putin, i cili gjatë një interviste paraqiti harta të vjetra për të legjitimuar pushtimin e shtetit të tij ndaj Ukrainës.

“Dua të përfitoj nga prania juaj përmes tv tuaj që të ndanin për publikun amerikan një hartë të Mongolisë dhe për të parë arsyet e legjitimitetit të sulmit kundër Ukrainës, duke shkuar deri në shekullin e 9.

Rusia aso kohe ishte afër kufirit të Mongolisë dhe nuk mendoj që po të kthemi kohën dhe të sulmojmë për të shkatërruar jetët e njerëzve, është një veprim mjaft i marrë! Në këtë situatë, Ukraina nuk do të mund të mbijetonte kurrë pas SHBA-të dhe aleatët e tjerë, që me që ra fjala nuk janë të prirur për të hyrë në luftë as me Rusinë dhe as me të tjerë, por për të mbrojtur botën për arsyet që besojmë.

Politika amerikane nuk është në maksimumin e vet, por kam pasur privilegjin e kryeministrit të Shqipërisë në NATO kur aty ishte ish-presidenti, nuk pashë ndonjë dobësim të NATO-s. Çdo vend vazhdon të hedhë më shumë hapa para. Trump-i është Trump-i.

Politika amerikane është politika amerikane. Ajo që e bën unike SHBA-në, është se kurrë nuk do t’u largohen parimeve dhe vlera dhe do t’i mbrojnë me çdo çmim. Nuk kam frikë nga asgjë përveç se nga lëkundja dhe heqja dorë për të mbrojtur të drejtën e Ukrainës për të vazhduar jetën e tyre pa kërcënimin për t’u fshirë nga hartat bazuar në shekullin e 9-t pasi kjo hap Kutinë e Pandorës dhe në rajon kemi shumë harta. Nuk mendoj që NATO-ja do të dobësohet”, tha Rama.