Vendosni fjalën kyçe....

Per apolitikët e borderove të qeverisë


Nga Klodian Tomorri

Filloi skenari i pështirë që mbajeni protestën larg politikës ose politikën larg protestës.

Kjo është një tezë që e promovojnë me regji të komanduar në çdo protestë ata që bëjnë si opozitare, por që financohen nga pushteti.

Kjo është protestë politike. Sepse nëse ky do ishte rasti i një polici që lajthiti dhe bëri një krim, nuk ka nevojë fare pse të ketë protestë. Me atë do merrej prokuroria siç merret me çdo krim tjetër që ndodh.

Por kjo ështeë politike. Sepse ndodhi një herë, shteti nuk reagoi, por bëri propagandë. Ndodhi dy herë, shteti prapë nuk reagoi dhe prapë bëri propagandë. Ndodhi sërish. Dhe do ndodhë prapë nga polici apo gangsteri i radhës. Pra nuk është polici cub problemi, por shteti dhe ata që e drejtojnë shtetin.

Sepse nuk mund të jetë polici problemi, kur ministri i Drejteësisë, policit tjetër cub që vjedh votat i premton se do ta gradojë. Ma nalt o burr ma nalt.

Sigurisht që nuk është polici problemi. Ai është produkti i qeverisë. Sepse modeli i tij është ish-ministri i Brendshëm, edhe ky me skaf privat dhe interesa në botën e trafikut. Si ky polici gjen në Vlorë, Berat, Shkodër, Tiranë dhe kudo nëpër Shqipëri.

Sepse shteti i cubave këtë gjellë di të gatuajë. Ndaj protesta është politike. Dhe politikë nuk do të thotë që po e mbështet x apo y parti. Është politike kundër qeverisë. Sepse kur qeveria kthehet në një bandë, që ka ndërtuar modelin e shtetit të cubave dhe kriminelëve, ajo duhet shporrur.

Ata që nuk e duan protestën politike, të shkojnë të marrin rrogën atje ku e marrin dhe t’i çojnë fëmijët e tyre nëpër plazhet, ku gjëmojnë skafet e policëve, trafikantëve, biznesmenëve të pushtetit dhe gjithë cubave të shtetit. Pa politikë fare.