Vendosni fjalën kyçe....

Rama i keqardhur që Blinken do hajë darkën në Munich: Zgjodhi ushqimin jo e aq të shijshëm gjerman


Gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken, Kryeministri Edi Rama nuk mundi të mos rrinte pa bërë batutë.

Duke e kamufluar me keqardhje që nuk do shpenzohet kohë me shefin e diplomacisë amerikanë edhe gjatë darkës, Kryeministri tha se Blinken zgjodhi Gjermaninë dhe ushqimin jo aq të shijshëm të saj.

Është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dita kur një sekretar i Shtetit viziton vendin tonë dhe në llogarinë tonë ju jeni i gjashti por këtë herë ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë pasi jemi shumë të vetëdijshëm për këtë situatë të trazuar. Fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë por edhe vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni. Natyrisht nuk mund të mos e ndaj me publikuan keqardhjen që një darke me ne në Shqipëri dhe një darke në Mynuh ju zgjodhën ushqimin jo dhe aq të shijshëm gjerman. Ne tonën e bëmë. Jam shumë i kënaqur nga bashkëbisedimi i hapur dhe niveli i ndërveprimit dhe mirëkuptimit mes nesh. Me vjen mirë që kjo vizitë koiçidon me përfundimin e misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”-deklaroi Rama.