Vendosni fjalën kyçe....

U ndalua pas protestës, lirohet kreu i FRPD-së Shkodër


Kreu i FRPD-së Shkodër Arvit Bushati i cili u shoqërua në polici ditën e sotme pas protestave nga opozita për ngritjen e Këshillit Bashkiak u lirua në mbrëmje.

Simpatizantë të PD-së ishin mbledhur para komisariatit të Shkodrës sot në mbrëmje ku kërkonin lirimin e kreut të FRPD-së.

Ditën e sotme pati përplasje mes protestuesve dhe policisë ku u shoqëruan disa persona mes tyre dhe Arvit Bushati.