Vendosni fjalën kyçe....

Modric mendon largimin nga Real Madridi në fund të sezonit


Luka Modric do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Mediumi spanjoll, Relevo raporton se “Los Blancos” planifikojnë ta paralajmërojnë këtë gjë më herët në mënyrë që kroati të merr një lamtumirë të denjë.

Modric nuk po aktivizohet më si çdo herë me skuadrën madrilene.

Ai madje në ndeshjen ndaj Leipzig ishte zëvendësues i pashfrytëzuar dhe as nuk u ngroh në asnjë moment.

38-vjeçari është pjesë e Real Madridit nga viti 2012, kur erdhi nga Tottenhami.

Modric ka qenë pjesë thelbësore e Real Madridit, duke i ndihmuar të fitojë trofe të njëpasnjëshëm.