Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim tregon detaje nga vizita e Blinken në Tiranë


Yuri Kim, zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, ka treguar detaje nga vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken e cila do zhvillohet gjatë ditës së enjte në Tiranë.

Kim thotë se vizita e Blinken kërkon të theksojë bashkëpunimin mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000. Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt. Do të takojmë Presidentin Begaj dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërish në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin.

Ai do të ketë një takim të bukur me njerëz që kanë kaluar nëpër programe të ndryshme shkëmbimi tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, tha Kim midis të tjerash.