Vendosni fjalën kyçe....

Edhe një orë nga protesta kundër Vuçiçit, mbështetësit e Berishës mblidhen në selinë blu (FOTO)


Në një kohë kur nga protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha na ndan vetëm një orë, mbështetësit e tij kanë filluar të grumbullohen tashmë në selinë blu.

Kjo protestë mbahet kundër ardhjes së Presidentit serb. Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, protestuesit mbajnë në duar flamuj kuq e zi por edhe flamuj të Partisë Demokratike.

Pas grumbullimit në selinë e PD-së, protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Pak më herët Berisha i ftoi ndjekësit e tij në rrjetet sociale që t’i bashkohen protestës kundër Vuçiçit duke thënë se ai nuk është i denjë që të pritet në Tiranë.

“Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesorë. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.”– janë fjalët e përdorura nga Berisha.