Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehet Liga e Kampionëve, dy sfidat e para që nisin fazën me eliminim direkt


Pas një pushimi të gjatë që nga faza e grupeve, mbrëmjen e sotme rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve.

Në fushën e blertë rikthehen kampionët të cilët nisin siparin e fazës së 1/16 me eliminim direkt.

Në mbrëmjen e sotme, duke filluar në orën 21:00, do të luhen dy ndeshje. Kampionët në fuqi të Man.City do masin forcat me Copenhagen në transfertë.

Spektakël premtohet edhe në sfidën tjetër mes Real Madrid dhe gjermanëve të Leipzig-ut.

Sfidat e kthimit mes ekipeve do luhen më 6 mars ku dhe do vulosin se kush kualifikohet në fazën tjetër.