Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Berisha propozohet të jetë pjesë e protestës, Çupi: Si do të reagojmë për vizitën e Blinken?


Në mbledhjen me dyer të mbyllura  të Grupit Parlamentar të opozitës i përbërë nga deputetët që mbështesin, Gazment Bardhin dhe ata që mbështesin Sali Berishën, është diskutuar edhe për një pjesëmarrje të mundshme të ish-kryeministrit në protestën e 20 shkurtit, si edhe qëndrimi që do të mbahet për vizitën e Sekretarit Amerikan të shtetit në Tiranë, raporton gazetari i Neës 24, Osman Stafa.

Propozimi për pjesëmarrjen e Berishës në protestë online erdhi nga deputetët Tritan Shehu dhe Luan Baçi, por është kundërshtuar nga deputetja Dhurata Çupi, i cila ka propozuar që është mirë mos t’i rëndojnë pozitat jurdike Berishës.

Çupi: Lidhur me propozimin që në protestë të jetë live Sali Berisha. Uroj në mirekuptimin tuaj. Por nëse nuk mund ta ndihmojmë z. Berisha, të paktën mos ia rendojmë pozitën juridike.

Çupi po ashtu ka propozuar që të ketë një qasje bashkëpunuese me faktorin ndërkombëtar  dhe po ashtu ka kërkuar qëndrimi që do të mbahet për vizitën e Blinken në Tiranë.

Dhurata Çupi: Personalisht dua të them qe megjithë sensibilitetet që ka secili prej nesh, duhet që me faktorin ndërkombëtar të ndërtojme një qasje ndryshe, bashkëpunuese dhe pozitive.
Më datën 15, ditën e parlamentit viziton vendin tonë Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken.
Cili do jetë qëndrimi sepse do jetë cështje që do marrë vemendje!
Do e pershëndesim vizitën e tij?
Do duhet qe z. Bardhi dhe z.Noka të kenë përgjigje për këtë.

Debati i plotë:

Bujar Leskaj: 5 pikat e mia të diskutimit:
1. Kryefjala jonë është protesta e 20 shkurtit. Si një ditë mjaft e rëndësishme ku ne duhet të reagojme fort përballë këtij pushteti të korruptuar.
2. Kjo ditë e sotme të bën opozimist dhe është shkalla e parë për të projektuar fitoren e 2025-ës. Deputetët e bashkuar tashmë edhe në parti, do të jenë motorri i PD-së drejt zgjedhjeve dhe fitores.
3. Duhet të kemi kthjelltësi mendimi publik, shpejtësi në aksionin tonë opozitar dhe strategji të qartë.
4. Pas datës 22 shkurt, duhet të ulemi seriozisht dhe të analizojmë aksionin opozitar. A duhet të vazhdojmë me kështu? Cfarë kemi fituar dhe cfarë kemi humbur?
5. Na duhet një program i qartë i partisë, t’ua preznatojmë qytetareve. Nuk mund të shkojmë tek njerëzit vetëm për të denocuar korrupsionin e Ramës, por na duhet edhe t’u themi se cfarë do të bejmë ne ndryshe. Pra na duhet një program.

Sa i përket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të kooptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në KK me kandidatura alternative nga vetë ata. Ndërsa Gazment Bardhi, te marre postin e nënkryetar te partise, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe te statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë.

Tritan Shehu: Unë mendoj se z. Sali Berisha duhet të jetë onlinë në protestën që do të zhvillohet me 20 shkurt.

Luan Baci: Edhe unë jam me idenë që të gjendet një formë që Sali Berisha, si kreu i Partisë Demokratike që po mbahet padrejtësisht në arrest shtëpie, të ketë një fjalë përpara protestuesve me anë të teknologjisë.

Cupi: Lidhur me propozimin që në protestë të jetë live Sali Berisha. Uroj në mirëkuptimin tuaj. Por nëse nuk mund ta ndihmojmë z. Berisha, të paktën mos ia rëndojmë pozitën juridike.

Metaliaj: Protesta e 20 shkurtit nuk duhet të jetë paserelë, nuk mund të dëgjojne fjalime qytetaret dhe të shperndahen. Jane të merzitur, të dëshpëruar, duhet betejë, përballje, qëndresë. Përpara kemi diktatorin Rama, pa revoltë nuk largohet! Por patjetër ne duhet të jemi alternative qeverisëse, të kthejme besimin dhe shpresën tek demokratet .

Bardeli: Eshtë koha që deputetët dhe struktura qëndrore të shtojnë maksimalisht aktivizimin në bazë të anetaresia e te qytetarët! Ti dëgjojmë ata dhe të përgatitemi me ta që tani për zgjedhjet e ardhshme! Vonesat nuk mund të falen më! Sot është momenti për të nisur një rrugëtim me demokratët në të gjithë Shqipërinë.

Dhurata Çupi: Personalisht dua te them qe megjithë sensibilitetet që ka secili prej nesh, duhet që me faktorin ndërkombetar të ndërtojmë një qasje ndryshe, bashkëpunuese dhe pozitive.
Me datën 15, ditën e parlamentit viziton vendin tonë Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken.
Cili do jetë qëndrimi sepse do jetë cështje që do marrë vemendje!
Do e pershendesim viziten e tij?
Do duhet qe z. Bardhi dhe z.Noka të kenë përgjigje për këtë.