Vendosni fjalën kyçe....

Asambleja e PS, Rama: Ka qënë një mbledhje pune, ballafaqime me fakte dhe opinione


Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për çfarë është diskutuar.

Kreu i qeverisë është shprehur se ka qënë një mbledhje pune në të cilën ka ballafaqime, fakte dhe opinione të mbledhura në një proces kapilar.

“Kemi bërë mbledhje me diskutime të shumta me shumë anëtarë. Ka qenë një mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte dhe opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar. Ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme.

Ka pasur qasje vetëkritike nga të gjithë se bashku duke filluar nga unë. Mos i besoni shumë mënyrës si rrjedhin gjërat se duhen verifikuar në burim. Jam këtu me sekretarin e përgjithshëm për të informuar se jemi shumë të kënaqur ngas kjo mbledhje. Kemi miratuar planin e veprimit për periudhën 15 shkurt 15 mars kur fillojnë mbledhjet në të gjithë organizatën tonë politike, ” është sjprehur Rama.