Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ndërron jetë 40-vjeçarja


Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 40-vjeçare, identiteti i së cilës nuk dihet ende.

40-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda dhe raportohet se trupi i saj është dërguar në morgun e Tepelenës.

Po ashtu, në spitalin e Gjirokastrës është transportuar dhe një i ri i plagosur, si dhe dy persona të tjerë kanë marrë gërvishtje të lehta.

Policia ndodhet në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.