Vendosni fjalën kyçe....

5 humbje jete lidhur me Covid në vend, 2230 raste të reja


Pesë qytetarë kanë humbur jetën 24 orët e fundit në spital lidhur me Covid-19.

Bëhet fjalë për një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Që prej nisjes së pandemisë, Shqipëria numëron zyrtarisht 3297 viktima. Nga 6598 testime ditore janë gjetur 2230 raste të reja.

Në spital po mjekohen 146 pacientë nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.