Vendosni fjalën kyçe....

Nis seanca, Nikolla lexon rendin e ditën, deputetët e opozitës përdorin zhurmues


Deputetët e Rithemelimit kanë vijuar sërish me përpjekjet për të penguar punimet në Kuvend duke përdorur zhurmues që në nisje të seancës plenare në orën 10:00. 

Pavarësisht se një numër i madh i deputetëve të opozitës janë të përjashtuar, deputetët e pranishëm, Ina Zhpa, Lefter Gështenja, Edi Paloka kanë vijuar me skenarin e kaosit.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikkolla po lexon rendin e ditës, deputeti Dashnor Sula ka bërtitur” Hajdutë!”.