Vendosni fjalën kyçe....

Basha “i shtrin dorën” grupit Berisha-Bardhi


Lulzim Basha i ka shtrirë dorën grupit Berisha-Bardhi.

Ai i ftoi të bëjnë proppzimet e tyre për sa i përket reformës zgjedhore.

“Nëse s’janë për listat e hapura hajde të flasim, se mbase e kemi ne gabim dhe s’duhen. Ndoshta duhet të hedhim në llotari, ose të caktojmë tym i bardh tym i zi kush do e bëjë renditjen. Unë them t’ua lëmë qytetarëve, prandaj them listat e hapura dhe të provohet secili, edhe kryetari i partisë. Prandaj them Shqipëria një zonë elektorale, nuk e duan. Ca propozimi kanë, dy tre katër. Ku jemi në raport me votën e emigrantëve. PD ka çuar një propozim për votim elektronik, se zgjidh problemet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Keni propozim tjetër? Do t’i administrojë posta? Aneksi i qeverisë për mua është i papranueshëm. Si do i as posta, ai të manipulon votat aty, jo të postës.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se nuk e ka përjashtuar dialogun e bashkëpunimin e palën tjetër për një qëllim madhor si përballja me qeverinë.

Basha theksoi se nga gjendja në të cilën ndodhet PD-ja nuk përfiton askush tjetër veç Edi Ramës.

“Nuk jam unë ai që kam përjashtuar dialogun, koordinimin apo bashkëpunimin për një qëllim më të madh siç është përballja ndaj kësaj qeverie. Nuk u jam përgjigjur sulmeve ndaj nesh, sepse askush nuk përfiton përveç Edi Ramës. Të paktën japim kontributin tonë duke mos pasur reciprocitet me llumin që derdh një pjesë kundër pjesës tjetër të opozitës sepse përfundimi është i njëjtë, fërkon duart Edi Rama. Në 9 shtator Berishës i kam thënë ke këto merita, hiqu mënjanë që mos të marrë kostot PD-ja dhe Shqipëria. Qëndrimet e mia nuk kanë qenë kurrë ndaj një individi, por në interes të demokratëve. Gjithë baltën që hedhin ndaj meje e dinë se i kanë gënjeshtër sepse kanë qenë dëshmitarë të çmimit të lartë që kam paguar ndër vite për të ruajtur interesin e demokratëve. Pra mund të them se nuk jemi ne pala që sulmon apo denigron duke çuar energjitë opozitare në shërbim të luftës kundër opozitës.” – shtoi Basha.