Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Olsi Rama në dosjen e kokainës së ‘Xibrakës’, prokuroria e ka fshehur


 

Kryetari i Grupit Parlament të PD-së, Gazment Bardhi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ tek SYRI TV, ka deklaruar se ka prova për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen e drogës së laboratorit të ‘Xibrakës’, por që prokuroria nuk e ka përfshirë, duke fshehur provat.

Absolutisht kemi prova, siç i ka pasur provat edhe prokuroria, por me vetëdije e ka përjashtuar vëllain e kryeministrit nga përgjegjësia penale në çështjen e Xibrakës.

Thelbin e kam sqaruar, kam kërkuar që ta bëj atë denoncim, kam rëndë dakord dhe do të duhet të rakordoj kohën me emisionin televiziv me të cilin kemi rënë dakord’, tha Bardhi.