Vendosni fjalën kyçe....

Fillimisht e përshëndet dhe më pas i afrohet dhe e qëllon, del video e vrasjes në Shëngjin


Janë publikuar pamjet e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 prill.

Autori shihet teksa futet qetësisht i veshur me një jelek të verdhë dhe një skafandër motori në lokal.

Ai fillimisht e përshëndet viktimën dhe më pas i afrohet teksa nxjerr armën dhe qëllon mbi Nikulajn.

Më pas ai me armën në dorë duke ia drejtuar personave të tjerë hap derën dhe largohet.

Policia ende nuk ka identifikuar autorin megjithëse sot u raportua se është gjetur një motor i ngjashëm me atë që përdori viktima në atentat.

*Video marrë nga Syri.net