Vendosni fjalën kyçe....

Bllokuan mbledhjen në Komisionin e ‘Zgjedhores’, PS kërkon përjashtimin e katër deputetëve të opozitës


Partia Socialiste kërkon përjashtimin e katër deputetëve të opozitës, të cilët vijuan sërish me skenarin e bllokimit të punës në Kuvend. Pas kaosit në senacën plenare të 5 shkurtit dhe bllokimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, PS kërkon ‘ndëshkimin’ e dy protagonistëve kryesor Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Po ashtu, përjashtimi kërkohet edhe për Bledion Nallbatin dhe Asllan Dogjanin.

Deputetët e grupit Berisha-Bardhi kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga kaosi, ndërsa nga ana tjetër PS pas çdo seance të bllokuar kërkon përjashtimin e tyre. Prej gati tre muajsh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale, ndërsa ditën e nesërme në sallë do të mungojnë edhe 19 deputetët e përjashtuar më datë 29 janar.

EMRAT e deputetëve që PS kërkon t’i përjashtojë

Bledion Nallbati

Asllan Dogjani

Flamur Noka

Gazmend Bardhi