Vendosni fjalën kyçe....

“Duhet rritur ndërgjegjja për Alzheimer-in”- I biri ironizoi Biden-in, kërkon ndjesë ministri izraelit


Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, ka kërkuar falje pasi djali i tij la të kuptohej në një postim në X se presidenti amerikan Joe Biden vuante nga sëmundja e Alzheimerit.

Shuvael Ben Gvir kishte postuar një foto të Biden krahas tekstit, “Në këto kohë të vështira është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi për Alzheimer, një sëmundje degjenerative e trurit që është shkaku më i zakonshëm i rënies njohëse dhe çmendurisë”, duke shtuar se kjo ishte “një sëmundje serioze që prek funksionet dhe aftësitë e një personi”.

Ben Gvir e dënoi postimin e djalit të tij të martën si një “gabim serioz me një postimnë X që nuk e miratoj thellësisht”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku ynë i madh dhe Presidenti Biden është një mik i Izraelit”, shkroi këshilltari i sigurisë kombëtare.

Pas kërkimit të faljes publike të babait të tij, djali  i Ben Gvir postoi në Twitter një tjetër foto të Biden, shoqëruar me tekstin, “Zoti President, më fal!”

Postimi i parë thuhet se u fshi.

Ministri Ben Gvir ka qenë më parë kritik ndaj presidentit amerikan për mbështetjen e tij jo në  nivelet që pret për fushatën ushtarake të Irzaelit në Gaza. Bombardimi ka vrarë më shumë se 27,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të enklavës dhe është dënuar nga shumë vende si gjenocid kundër popullit palestinez.

Politikani ka argumentuar se Izraeli do të ishte më mirë nën ish-presidentin Donald Trump, duke pretenduar se politika e administratës Biden për të ofruar “ndihmë humanitare dhe karburant” ka çuar që Hamasi të përfitojë nga kjo.

“Nëse Trump do të ishte në pushtet, sjellja e SHBA-së do ishte krejtësisht ndryshe”, tha Ben Gvir për Wall Street Journal të dielën.