Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të godasë me sëpatë bashkëshorten që po shkonte në gjykatë për divorcin, pranga 39-vjeçarit në Dibër


Një 39-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi akuzohet se ka tentuar të godasë me sëpatë bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes.

Në pranga ka përfunduar Miri (Xhevahir) Likola.

Përveç bashkëshortes, ky i fundit ka tentuar të godasë edhe personin që po e shoqëronte atë ndërsa ka dëmtuar edhe disa orendi në dyqanin ku ndodhi ngjarja.

Njoftimi

“Përndoqi bashkëshorten dhe një shtetas tjetër, dhe në një dyqan tentoi t’i godiste me sëpatë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e ngjarjes. 39-vjeçari, Xhevahir Likkola, gjatë kohës që tentoi të godiste një shtetas tjetër dhe bashkëshorten, e cila po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes, pasi dispononte dhe urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti, dëmtoi dhe pronën (dyqanin) e një shtetasi. Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur sekuestrimin e mjetit prerës (sëpatë), si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39-vjeçarit. Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në dyqanin e shtetasit U. M. po ndodhte një konflikt dhe një shtetas me një mjet prerës (sëpatë) po tentonte të godiste 2 shtetas të tjerë, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku u bë i mundur parandalimi i përshkallizimit të mëtejshmëm të konfliktit.”