Vendosni fjalën kyçe....

Masakrimi i çiftit Pasho, nën hetim edhe djali i tyre


I biri i çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho ,të cilët u gjetën të masakruar dhe trupi i tyre ishte futur i ndarë në disa çanta, është futur nën hetim nga autoritetet italiane.

Mediat italiane raportojnë se Taulant Pasho, i cili është shpallur në kërkim, është vënë nën hetim pas krahasimit të rezultateve të ADN. Po ashtu nën hetim është dhe vëllai i Elona Kaleshës.

Dyshimet e para për vrasjen e çiftit nga ish e dashura e djalit kanë qenë nga vajza e familjes Pasho, e cila është shprehur se ajo ka qenë dhe kontakti i fundit me prindërit e saj. Ndërkohë eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan dhe u futën në katër valixhe.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *