Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti serb, deputeti shqiptar Shaip Kamberi: Pozitë-opozitë akuzojnë njëra-tjetrën për bashkëpunim me Kurtin


Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur teatër absurdi seancën e sotme në Parlamentin e Serbisë, pasi sipas tij, opozita atje nuk ka lejuar vazhdimin dhe nuk është arritur të zgjidhet kreu i parlamentit.

Kamberi në një postim në Facebook shkruan se gjithë tollovia u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.

Postimi:

Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë

Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjidhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi.

Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.

Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar.