Vendosni fjalën kyçe....

I dehur në timon, arrestohet polici në Tiranë



Një efektiv policie është arrestuar në kryeqytet pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

33-vjeçari me inicialet K.D. u ndalua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë. Gjatë kontrollit me drager, rezultoi se ai ishte nën efektin e alkolit. 33-vjeçari rezulton si Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në polici, është ndaluar

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç, me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në datë 16.08.2022, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Sulejman Delvina” ndērsa drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz” nën efektin e pijeve alkolike.

Veprimet proceduriale u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.