Vendosni fjalën kyçe....

“Forcat izraelite kanë vrarë 10,000 luftëtarë të Hamasit në Gaza” – Ministri


Forcat izraelite kanë çmontuar brigadën e Hamasit në Khan Younis të Gazës, si pjesë e një lufte pothuajse katër mujore në të cilën janë vrarë 10,000 luftëtarë palestinezë dhe po aq janë plagosur, tha ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant te enjten.

“Ne po i arrijmë misionet tona në Khan Younis dhe gjithashtu do i arrijmë në Rafah dhe do eliminojmë elementët terroristë që na kërcënojnë,” tha ai në një deklaratë, duke iu referuar një qyteti në kufirin e Gazës me Egjiptin që është mbushur me civilë të zhvendosur.