Vendosni fjalën kyçe....

“Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit, Zoti e ndihmoftë Ilir Metën” – Spiropali


Ministrja Spiropali ka sulmuar presidentin Meta pas paralajmërimit të tij se më 2 mars do firmoste dekretin për çmontimin e asaj që e quan grusht shteti nga ana e qeverisë, gjysmëparlamentit, deledeputetëve, oligarkëve e mafias ndërkombëtare.

Në dy statuse të njëpasnjëshme në Twitter, Spiropali, shkruan se presidentit i ka dalë gjuha nga kontrolli dhe se ndjen keqardhje për Ilir Metën si individ por jo si president.

‘1/Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur!’ – shkruan ajo.

Ndërsa në statusin e dytë, ministrja uron që Metën ta ndihmojë Zoti, se Luli e populli nuk po e bëjnë.

‘2/Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushte.’ – shkruan Spiropali në statusin e dytë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *