Vendosni fjalën kyçe....

Shtyrja e seancës, avokati i Berishës akuza Gjykatës: Sot u dekriptua qëllimi politik


Avokati i Sali Berishës ka akuzuar Gjykatën e Posaçme se po shfaq qëllimin politik në vendimet e marra.

Pas përfundimit  të seancës, ku ata ankimuan vendimin e SPAK-ut dhe kërkuan  sërish përjashtimin e  gjyqtares Irena Gjoka nga seancat Gjokutaj theksoi se vendimi ishte shtyrë për në datën 8 shkurt.

“Kemi ankimuar vendimin e SPAK, sot ishte seanca për të shqyrtuar ankimimi. Sot është dekriptuar që qëllimi politik po zbatohet rigorozisht nga gjykata. Në kohën e marrjes së masave, ishin të pa komunikuara dhe i quanin të komunikuara. Seanca u shty për në datë 8, sot gjykata mori dhe kërkesën e katër për përjashtimin e Gjokës, ajo nuk dëgjon, sot ishte një qëndrim jo më dy standarde, por i shtatëfishtë.” – tha Gjokutaj.