Vendosni fjalën kyçe....

Klodian Tomorri: KLSH po godet një ndër ekspertet më të mira të financave


Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet një raporti po godet një ndër ekspertet më të mira të financave në vend.

Sipas Tomorrit, KLSH ka kërkuar që Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave Mimoza Dhëmbi të shkarkohet pasi ka keqklasifikuar investimet.

Gazetari shkruan se drejtoresha e buxhetit ka kaluar nja 10 ministra ndërsa audituesit e KLSH-së kërkojnë t;i mësojnë asaj se si të klasifikojë investimet.

Drejtoresha e buxhetit të shtetit ka përcjellë çdo ministër financash në këtë vend që nga koha e Anastas Angjelit, ndoshta dhe me parë kam përshtypjen. Duhet të jenë ndërruar nja 10 ministra financash që nga ajo kohë, Ben Malaj, Ridvan Bode, Cim Cani, Ben Ahmetaj, Anila Denaj, Delina dhe tani Vin Metja. Të gjithë këta kane patur drejtoreshë buxheti Mimoza Dhembin.

Tani çohet KLSH dhe thotë të shkarkohet drejtoresha e buxhetit se ka keqklasifikuar investimet. Do t’i mësojnë audituesit e KLSH-se Mimoza Dhembit si të klasifikojë investimet. Kjo është njësoj si të mësoj unë Lautaron të gjuajë topin.

Po rrini urtë se shyqyr që i kemi ca nga këta si puna e Mozes nëpër shtet që marrin vesh nga këto punët e shifrave se shumica vijnë verdallë kot nëpër zyra. Se harruat ju, por atëherë kur doli në pension ai që maste GDP-në tek INSTAT-i u bënë shifrat lesh ca kohë se s’dinte ta maste njeri me.

Kapni ndonjë nga këta që vjedhin lart e poshtë, ca merreni me procedurat e klasifikimit të shpenzimeve”-shkruan Tomorri.