Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë vendosin kurora në shenjë proteste të Gjykata Kushtetuese


Gjatë kohës që në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohej ligjshmëria e protokollit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, disa të rinj protestonin në dyert e gjykatës.

Ata vendosën edhe kurora me lule dhe e quajtën protokollin anti-kushtetues dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Gjykata pas përfundimit të seancës vendosi për miratimin e marrëveshjes mes dy vendeve.