Vendosni fjalën kyçe....

Parandalohet krimi në familje në Vaun e Dejës, 50-vjeçari tenton të vrasë me sëpatë gruan dhe fëmijët


Një 50 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vaut të Dejës pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre të mitur, si dhe i kanosi ata për jetën me mjete prerëse.

Ai është kapur në flagrancë dhe është arrestuar, ku i janë sekuestruar edhe 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë).

Njoftimi.

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas dhunonte dhe kanoste, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit, shtetasi Petrit Lufi., 50 vjeç.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.