Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se përdhunoi të bijën për tre vjet, lihet në burg 48-vjeçari nga Lezha


Gjykata e Kurbinit ka vendosur të lërë në burg 48-vjeçarin e akuzuar për përdhunimin e së bijës minorene, rast i publikuar para pak ditësh nga “Fiks Fare”.

 Seanca e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura, ku sikurse tregohet dhe në videon e publikuar nga “Balkanweb”, Shkëlqim Isufi shfaqej i shkujdesur dhe i qetë në kafazin e xhamtë.

Isufi s’ka folur asnjë fjalë vetë por avokati mbrojtës tha se 48-vjeçari e mohon akuzën.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari” duke i dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Po ashtu, 48-vjeçari akuzohet edhe për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Isufi u arrestua pas dëshmisë së vajzës së ti 18-vjeçare në emisionin “Fiks Fare”. E bija e akuzoi atë se e kishte rrahur dhe përdhunuar disa herë për 3 vite me radhë, ndërsa shfaqi si prova dhe disa regjistrime që kishte bërë me celular.

E reja tregon se e kishte akuzuar të atin në polici, mirëpo njëri prej tyre, i kishte telefonuar të atin për t’i treguar për dosjen e rëndë që kishte mbërritur në emër të tij. Ata e kanë detyruar vajzën të tërheqë kallëzimin, duke e kërcënuar se nëse akuzat nuk provoheshin do të dënohej për kallëzim të rremë.

Duke mos ditur ku të drejtohej tjetër, 18-vjeçarja i besoi një mediaje para policisë për t’i dhënë fund abuzimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *