Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: PS-ja e ka zhbërë Parlamentin, e ktheu në zgjatim të Edi Ramës


Deputeti i grupimit Berisha-Bardhi në PD, Salianji tha se PS-ja e ka zhbërë parlamentin duke e kthyer atë në zgjatim të Edi Ramës.

Në një deklaratë për gazetarët për gazetarët pas përfundimit të seancës parlamentare në 11 minuta, ai tha se opozita nuk do tërhiqet nga kërkesat e saj.

Salianji paralajmëroi se nuk do ketë zhvillim të seancave normale deri në plotësimin e kërkesave të drejta të opozitës.

“Tradita e kalimit të ligjeve brenda disa minutave duke mos respektuar këtë institucionin që duhet të ishte Republika e Shqipërisë. Nuk ka asnjë trembje, aksioni vijon njësoj, aksioni do marrë format e veta nga java në javë. Nuk ka dhe nuk do ketë tërheqje nga kërkesat tona dhe nuk do ketë parlament normal derisa të plotësuhen kërkesat tona. Parlamentet janë për të kontrolluar dhe për të bërë balancën, kontrollin, opozitën e ligjeve. Ligjet i miratojnë edhe diktaturat. Të gjitha raportet ndërkombëtare thonë se ka korrupsion në çdo degë të çështje, qendër operacionale të trafikut të kokainës, etj. PS-ja e ka zhbërë parlkamentin dhe e ka kthyer në zgjatim të Edi Ramës.” – tha Salianji.