Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri një 45-vjeçar në Dibër


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër. Sipas policisë, një 45-vjeçar me inicialet A.D ka mbetur i lënduar pasi është qëlluar me armë zjarri nga një 46-vjeçar me inicialet B.S.

I dyshuari thuhet se është vënë në pranga.

“Shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. 46-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar pas mbërritjes së policisë menjëherë në vendin e ngjarjes.”- bëjnë me dije uniformat blu.