Vendosni fjalën kyçe....

6-vjeçari alarmon aeroportin turk, policët i turren ta kontrollojnë (Video)


Një djalë i ri shkoi për të parë gjyshërit e tij në Bursa të Turqisë ndërsa çanta e tij e lodrave solli një alarm në aeroportin e qytetit.

Ai e kishte mbushur atë me armë. Kur çanta kaloi në skanerin me rreze X, të afërmit e tij ndoshta e kuptuan se ai kishte bërë një gabim.

Teksa teknikët e rrezeve X dhanë alarmin se 6-vjeçari Selim Köse kishte në çantë armë zjarri, siguria e aeroportit nxitoi ta rrethonte të miturin dhe familjarët e tij.

Pas kontrolleve u pa se në çantë ndodheshin armë lodra të fëmijës së mitur gjë që bëri që oficerët e sigurisë t’ia jepnin gazit madje nisën të luajnë me të miturin para se familja të lejohej të udhëtonte sërish.