Vendosni fjalën kyçe....

U arrestuan për përdhunimin e dy vajzave, Gjykata e Beratit liron dy të rinjtë, familjarët: Drejtësia u vendos në vend


Gjykata e Beratit ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në burg me afat” në “Detyrim paraqitje” për Ardit Nanon dhe Andon Shosharin, dy të rinjtë të moshave 33 dhe 20 vjeçare, që u arrestuan pas akuzave për përdhunimin e dy vajzave.

Të dy të rinjtë u arrestuan nga policia në 16 dhjetor 2023, ndërsa ditën e martë (24 janar) pas kërkesës së Prokurores Denisa Perdja për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi mungonin provat, gjyqtarja Ardiola Çela vendosi masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje”.

Ndryshini i masës ndodhi për shkak të mungesës së provave ndaj Shosharit dhe Nanos, pas verifikimit të kamerave të sigurisë përreth banesës së vajzave dhe ekzaminimit mjeko-ligjor.

Familjarët e djemve kanë deklaruae se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi pasi kanë qënë të pafajshëm.

Edhe në daljet e mëparshme për mediat, familjaret e djemve janë shprehur se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe se vajzat ishin manipuluar për ti denoncuar nga familja e të fejuarit të tyre, të shtyrë nga xhelozia sepse vajzat ka qënë të lidhuara më parë me ta.