Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky zbulon humbjet financiare të Ukrainës nga lufta


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha Bankës Botërore dhe FMN-së të enjten se vendi i tij tashmë ka pësuar dëme në vlerë prej më shumë se gjysmë trilioni dollarësh dhe ka nevojë për miliarda dollarë ndihmë çdo muaj vetëm për të qëndruar në këmbë.

Autoritetet e Kievit vlerësojnë se PBB-ja e vendit është ulur diku midis 30-50%.

“Sipas vlerësimeve paraprake, Ukraina ka humbur 550 miliardë dollarë si rezultat i shkatërrimit.”- tha Zelensky në një telekonferencë me institucionet financiare perëndimore, sipas RT. Ai shtoi se Ukrainës i duheshin të paktën 7 miliardë dollarë në muaj për të rindërtuar ekonominë e saj.

Kjo është e njëjta shifër që Zelensky i citoi Presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen javën e kaluar, megjithëse në atë kohë ai pretendonte se ishte vetëm për t’i mundësuar qeverisë së tij të paguante pagat dhe pensionet.

“Me mbështetjen tuaj, ne do të rindërtojmë shpejt kombin tonë, që do të thotë mundësi të reja biznesi nga vende të ndryshme.“- tha ai të enjten.

Kryeministri ukrainas Denis Shmygal, i cili po viziton Uashingtonin, tha se PBB-ja e Ukrainës mund të ketë pësuar një rënie prej 30-50% nga konflikti. Ai përmendi gjithashtu analizat paraprake të “humbjeve direkte dhe indirekte” të shkaktuara nga armiqësitë, por i vlerësoi ato në 560 miliardë dollarë – dhe tha se rindërtimi do të kushtonte 600 miliardë dollarë ose më shumë.