Vendosni fjalën kyçe....

Berisha merret sot në pyetje,  Flamur Noka dhe Tritan Shehu në SPAK për të mbështetur ish-kryeministrit


Teksa pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të shkojë sot në SPAK ku do të pyetet për herë të parë si person nën hetim për çështjen ‘Partizani’, deputetë të PD-së do të jenë në Prokurorinë e Posaçme në mbështetje të tij.

Sipas informacioneve mes deputetëve që do të jenë në SPAK, janë Flamur Noka, Tritan Shehu, por dhe demokratë të tjerë. Ata janë parë në ambientet e SPAK, ndërsa pritet që në orën 10:00 të nisë seanca e marrjes në pyetje të Berishës.