Vendosni fjalën kyçe....

Ron DeSantis tërhiqet nga gara presidenciale 2024, mbështet Trump-in


Guvernatori i Floridës Ron DeSantis u largua nga gara presidenciale republikane e vitit 2024 dhe tha se do mbwshteste fuqimisht ish-presidentin Donald Trump dy ditë përpara zgjedhjeve paraprake në New Hampshire.

Guvernatori i Floridës njoftoi vendimin e tij për të hequr dorë në X, e njohur mw herwt si Twitter, të dielën pasdite.

“Nëse do mund të bëja diçka për të prodhuar një rezultat të favorshëm, më shumë ndalesa në fushatë, më shumë intervista, do e bëja”, tha DeSantis në video.

“Por unë nuk mund t’u kërkoj mbështetësve tanë të harxhojnw kohën e tyre tw vlefshme e punw vullnetare dhe të dhurojnë burimet e tyre nëse nuk kemi një rrugë të qartë drejt fitores. Prandaj, sot po e pezulloj fushatën time”, shtoi ai.

DeSantis shtoi gjithashtu se ai ka pasur “mosmarrëveshje” me Trump, por beson se ish-presidenti është një udhëheqës më i mirë se Biden.

“Është e qartë për mua se shumica e votuesve republikanë duan t’i japin Donald Trump-it një mundwsi tjetër,” vazhdoi DeSantis.

“Ata panë presidencën e tij të pengohej nga rezistenca e pamëshirshme dhe ata shohin që demokratët po përdorin ligjin sot për ta sulmuar atë.”

Guvernatori i Floridës gjeti gjithashtu një mundwsi për të kritikuar ish-ambasadoren e Kombeve të Bashkuara dhe ish-guvernatoren me dy mandate të Karolinës së Jugut, Nikki Haley, pretendentja tjetër kryesore e mbetur për nominimin presidencial të republikanëve për vitin 2024.

“Unë nënshkrova një premtim për të mbështetur kandidatin republikan dhe do ta respektoj atë premtim,” vijoi guvernatori i Floridës.

“Ai ka mbështetjen time sepse ne nuk mund të kthehemi te Garda e vjetër Republikane e dikurshme, një formë e ripaketuar e korporatizmit që Nikki Haley përfaqëson.”

“Ditët e vendosjes së amerikanëve në vend të fundit, e përkuljes ndaj korporatave të mëdha, e kthimit në ideologjinë ‘ëoke’ kanë mbaruar.”

Haley, duke folur në një ndalesë fushate në Seabrook, New Hampshire, i tha turmës: “Dua t’i them Ronit. Ai bëri një garë të shkëlqyer. Ai ka qenë një guvernator i mirë. Dhe ne i urojmë atij më të mirat.”

DeSantis, 45 vjeç, përfundoi në vendin e dytë në zgjedhjet parlamentare të Iowa-s të javës së kaluar me 20.1% të votave, duke mposhtur Haley-n dhe ishte 30 pikë pas Trump, i cili arriti një fitore rekord.

Largimi i DeSantis nga gara vjen pasi fushata e tij shkoi “all in” në Iowa, duke vënë bast se një lojë e fortë në terren, takime, vizita në të gjitha 99 qarqet dhe miratimet nga republikanët kryesorë të Iowa-s do e shtynin atë në një shfaqje të fortë që çon në zgjedhjet në New Hampshire dhe Karolinën e Jugut.

Por përfundimi i tij i largët në vendin e dytë u pa si një zhgënjim i madh, duke marrë parasysh të gjithë kohën dhe burimet që ai shpenzoi në Ioëa.

DeSantis, i cili u rizgjodh bindshëm për një mandat të dytë si guvernator i Floridës 14 muaj më parë, dikur ishte alternativa e qartë e ish-presidentit Donald Trump në garën republikane për Shtëpinë e Bardhë. Sondazhet e shumta treguan se DeSantis kryesonte ndaj Trump-it përpara se të hidhej në garë.

Largimi i guvernatorit nga gara do të thotë në thelb një ndeshje kokë më kokë midis Haley dhe Trump.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Fox