Vendosni fjalën kyçe....

Fermerët në Rumani, Francë e Gjermani vijojnë protestat pa ndalur, bllokojnë rrugët


Fermerët thonë se politikat e gjelbra dhe taksat po ushqehen me fitimet e tyre dhe po kërkojnë më shumë subvencione nga qeveria.

Protestat e fermerëve kanë shpërthyer në Rumani, Gjermani dhe Francë, përpara zgjedhjeve të BE-së në qershor.

Ndërsa kërkesat e tyre ndryshojnë në përgjithësi, ata pretendojnë se po marrin goditjen më të rëndë nga reformat mjedisore dhe se kanë nevojë për më shumë subvencione nga qeveria për t’i kompensuar ato.

Rumani

Në Rumani, fermerët dhe kamionistët kanë bllokuar rrugët kryesore me traktorët dhe kamionët e tyre prej një jave e gjysmë tashmë.

Ata po kërkojnë taksa më të ulëta dhe subvencione më të drejta, por deri më tani bisedimet me qeverinë kanë dështuar dhe ata po vijojnë të protestojnë.

Fermerët janë gjithashtu të zemëruar për koston në rritje të sigurimit për makineritë e rënda.

Gjermani

Në Berlin të shtunën, fermerët u bashkuan krah për krah me eko-aktivistët. Fermerët thonë se janë plotësisht në mbështetje të bujqësisë miqësore me mjedisin, të pamodifikuar gjenetikisht, por për këtë, ata kanë nevojë për subvencione ose, të paktën, çmime të drejta të vendosura për prodhimet e tyre.

Por ata thonë se qeveria ka ngurruar të zbatojë masa të tilla pavarësisht se ia dorëzoi kërkesat ministrit të Bujqësisë Cem Özdemir.

Fermerët kanë dalë në rrugë që nga dhjetori, kur qeveria federale ra dakord për një buxhet që anulonte subvencionet dhe përfitimet bujqësore disa dekadash. Këto mund t’i kishin kursyer fermerëve mbi 480 milionë euro. Më vonë, Berlini vendosi të zbusë planet, duke i bërë shkurtimet e përfitimeve graduale.

Francë

Në Francën jugore, protestat e mwdha gjatë ditëve të fundit kanë detyruar qeverinë të adresojë çështjet e fermerëve. Kryeministri Gabriel Attal do takohet të hënën me presidentin e Federatës Kombëtare të Sindikatave të Operatorëve Bujqësor ose FNSEA.

Më parë, fermerët u zotuan të bllokojnë disa autostrada derisa Attal të dëgjojë kërkesat e tyre. FNSEA ka thënë se do vendosë javën e ardhshme nëse ata do bëjnë thirrje për veprim mbarëkombëtar.

Fermerët thonë se politikat e eko-tranzicionit e autoriteteve franeze i bëjnë prodhuesit kombëtarë jo konkurrues. Jo vetëm që i bën fermat jofitmrurwse, por e detyron Francën të blejë mallra ushqimore nga vendet ku standardet mjedisore janë më të dobëta, siç pretendojnë ata.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Euronews

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani