Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq në vend, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën nga moti i keq në vend. ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e materialesh si në Skuraj-Burrel, të cilat janë pastruar menjëherë nga grupet e punës duke mos lejuar të krijohet vështirësi në qarkullim.

Në zonën veriore ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë si në Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë

Në mëngjes edhe në Qafë Thanë kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar

Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje

Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”,  njofton ARRSH.