Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kërcënimet e PD-së s’na mbajnë dot peng ne as opozitën parlamentare


Pasi deklaroi se PS kishte vendosur për hapje të listave, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar opozitën jashtëparlamentare, se s’mund të marrë dot peng Kuvendin. Ai tha se hapja e listave nuk e prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe se kjo ide është çmenduri.

“Marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të preket nga ne dhe këtu është ngërci i vetëm që kemi me opozitën parlamentare dhe ne do të kërkojmë deri në fund që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve, ky është problemi i tyre, ata janë kundër që të kryhet nga partitë. Kundër kam qenë edhe unë.

Kështu opozita jashtë parlamentare ka zero alibi për të kërkuar apo pretenduar garancitë, se është pjesëmarrje në proces.

Ideja se hapja e listave prish marrëveshjen e 5 qershorit është çmenduri.

Kërcënimet e aludimet se po u bë kjo ne do shkojmë këtu apo atje e do bëjmë atë, kjo nuk e ndihmon procesin. Nga ana tjetër, peng PS-në e Kuvendin e Shqipërisë sëbashku me opozitën parlamentare nuk e merr dot, askush jashtë këtij Kuvendi. Dhe në raport me Europën e miqtë tanë, që ishin të përfshirë e ndikuan në realizimin e asaj marrëveshjeje ne jemi absolutisht të qartë. Produkti është ai që flet. Do ishte shqetësuese nëse PS do shfrytëzonte këtë situatë apo do përdorte rrugë të padenja për të garantuar maxhoranca që do e çojë sistemin drejt ndonjë ndryshimi që do prodhonte rënie të cilësisë së demokracisë që, mund të ketë ndodhur në vende jashtë kontinentit tonë, por të konsiderosh si problem hapjen e listave për integrimin, kjo është marrëzi.”- deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *