Vendosni fjalën kyçe....

Meta zbulon mungesën në media së fundmi: Ma kanë këshilluar mjekët


Kreu i Partisë së Lirisë zbuloi mungesën e tij në media kohët e fundit.

I ftuar në News24 në rubrikën Opinion Meta tha se mjeku i ka ndaluar të shmangë sa më shumë mjediset toksike, përfshirë politikë, derisa të rikuperohet plotësisht nga problemi shëndetësor.

“Unë besoj deri diku e kam thënë, mbetet një arsye e karakterit shëndetësor, e cila me kalimin e kohës do tejkalohet. Jam këshilluar nga mjekët të qëndroj sa më larg të jetë e mundur ambienteve të mëparshme dhe toksike, përfshirë këtu edhe politikën deri në një moment rikuperimi të plotë, i cili po ndodh”, tha ai.