Vendosni fjalën kyçe....

Basha mohon akuzat për takim privat me Ramën për reformën zgjedhore 


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet gjatë konferencës për shtyp në lidhje me akuzat e deputetëve të opozitës sipas të cilëve ai kishte zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në vilën qeveritare në Dhërmi ku kanë rënë dakord për miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore. Basha e mohoi këtë duke deklaruar se është pjesë e mullirit të shpifjeve

Pyetja : Deputetë të opozitës iu kanë akuzuar për një takim informal në vilën qeveritare të Dhërmiut ku jeni dakordësuar për kot të njëanshëm elektoral. Kanë qenë akuza të bëra në muajin gusht dhe janë risjellë edhe tani. Keni pasur një takim me shefin e mazhorancës?

“Jo! Për kortezi meqë më pyet një zonjë gazetare, po është pjesë e mullirit të shpifjeve. Sa më shumë ta bluajmë mullirin e shpifjeve aq më pak do të merremi me çështje të vërteta. Është një gënjeshtër e pastër”, u shpreh Basha.