Vendosni fjalën kyçe....

“Venecia e tha qartë. Meta s’e ka shkelur Kushtetutën e s’mund të shkarkohet” – Ish-kreu i KQZ, Kume


Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, njëherazi ekspert ligjor ka deklaruar se presidenti Meta, nuk mund të shkarkohet dhe ndaj tij nuk mund të nisë asnjë hetim për anulimin e 30 qershorit.

Në një prononcim për Koha Jonë, Kume ka shpjeguar qartazi dy pikat e ngritura nga Partia Socialiste për këtë çështje.

Ai tha se Komisioni i venecias,  pas vlerësimit të akteve dhe bazës ligjore, ka arritur  në përfundimin se nuk ka arsye të mjaftueshme për të nisur procesin hetimor apo shkarkimin e kreut të shtetit.

“Opinioni i Komisionit të Venecias trajton vetëm nëse vendimmarrja e Presidentit ka qenë apo jo e mbështetur në legjislacionin shqiptar dhe nëse vendimmarrja e Kuvendit të Shqipërisë për të filluar procesin e shkarkimin e Presidentit është apo jo e justifikuar, si e tillë nga vendimmarrja e Presidentit lidhur me 30 qershorin. Këtyre dy gjerave ju është përgjigjur Komisioni i Venecias. Nga ky opinion dy gjëra dalin. E para, Presidenti ka kapërcyer çfarë parashikohet në legjislacionin shqiptar lidhur me zhdekretimin e 30 qershorin. E dyta, ky kapërcim i kërkesave kushtetuese, sipas Komisionit të Venecias, nuk përbën arsye të mjaftueshme për nisur procesin e shkarkimit dhe komisionin hetimor ndaj tij. Kjo gjë do të thotë që nuk jemi në kushtet që është shkelur Kushtetuta dhe ligjet Shqiptare.” – tha Kume.

Më tej, Kume tha se Venecia nuk mund të legjimojë diçka për të cilën nuk është pyetur duke iu referuar deklaratave të drejtuesve të Partisë Socialiste, sipas të cilëve, komisioni në fjalë legjitimoi votimet e 30 qershorit duke shtuar se janë institucionet shqiptare dhe institucionet e tjera ndërkombëtare që mund të vlerësojnë ligjshmërinë e zgjedhjeve.

“Duhet të jemi të qartë kur citojmë një dokument, Komisionit të Venecias nuk ju kërkua të jepte mendim për 30 qershorin dhe legjitimitetin e tij, si proces. Nuk kishte në adresë të Komisionit pyetje për 30 qershorin. Nuk ka pse të kërkojmë apo gjejmë argumente në opinion për këtë gjë. Për mua, nuk është normale që t’i kërkohej këtij komisioni një gjë e tillë që lidhet me ligjshmërinë e zgjedhjeve, kur janë institucione të tjera që e vlerësojnë këtë proces. Venecia është një komision që trajton në aspektin ligjor një çështje, duke ju referuar legjislacionit të vendit përkatës. Legjitimit të saj çfarë ka ndodhur me zgjedhjet ata e lanë të lënë të hapur për t’u shqyrtuar nga organet kompetente shqiptare.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *