Vendosni fjalën kyçe....

Trump urdhëron marinën: “Fundosni anijet iraniane që bezdisin anijet amerikane”


Presidenti amerikan Trump, ka urdhëruar marinën e SHBA-së që të shkatërrojë anijet iraniane që bezdisin anijet amerikane në Gjirin Arabik.

Ky urdhër vjen pas disa situatash tensioni kohët e fundit në Lindjen e Mesme mes anijeve amerikane dhe atyre iraniane.

Trump njoftoi në Twitter për urdhrin që kishte dhënë ndërsa Irani ka fajësuar marinën e SHBA-së për sjellje joprofesionale e provokuese ndaj anijeve patrulluese iraniane.

Pak ditë më parë marina e SHBA-së postoi një video ku dukeshin disa anije iraniane që lundronin pranë një anijeje amerikane në Gjirin Arabik.