Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 2 vëllezër në Himarë, transportonin emigrantë të paligjshëm


 

 

2 vëllezër nga Shkodra, një 39-vjeçar me iniciale Ç. B., 39 vjeç dhe një 43-vjeçar me iniciale D. B., janë arrestuar nga policia e Himarës, pasi ishin duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Ata u kapën nga efektivët në fshatin Lukovë, ndërkohë që ishin duke transportuar me automjetin tip “Hyundai” kundrejt parave 5 emigrantë për t’i siguruar kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

“2 vëllezër nga Shkodra, një 39-vjeçar me iniciale Ç. B., 39 vjeç dhe një 43-vjeçar me iniciale D. B., janë arrestuar në Himarë pasi ishin duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ata u kapën nga efektivët në fshatin Lukovë, ndërkohë që ishin duke transportuar me automjetin tip “Hyundai” kundrejt parave 5 emigrantë për t’i siguruar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim”, thuhet në deklaratën e policisë.