Vendosni fjalën kyçe....

20 viktima nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve në Tajlandë


Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një shpërthim në një fabrikë fishekzjarresh në Tajlandën qendrore, tha policia të mërkurën.

Shpërthimi u raportua në një fabrikë në Suphan Buri, rreth 120 km në veri të kryeqytetit Bangkok.

Rreth shtatë persona u plagosën në aksident dhe u dërguan në një spital në Chao Phraya Yommarat në provincë.

“Nuk mund të dimë nëse të gjithë punëtorët janë vrarë. Autoritetet kanë hyrë në vendngjarje për të hetuar. Ata nuk kanë gjetur asnjë të mbijetuar”, tha për Reuters guvernatori i provincës Nattapat Suwanprateep.